Living and Working in the East Riding
- Lidhjet
- Shërbimet e këshillit komunal lokal
- Shërbimet e krimit,të sigurimit dhe emergjencës
- Mbrojtja shëndetësore,arsimi dhe banimi
- Informatat dhe këshillat
- Grupet për ndihmë dhe ato të bashkësisë
-
Shërbimet e këshillit komunal
Këshilli komunal(council) ofron shumë shërbime.Disa prej syresh për të cilat mund të jeni të interesuar edhe ju janë:
- Çështja e banimit
- Ndihmat për pagesën e qerasë dhe tatimit të këshillit komunal
- Shkollat
- Kujdesi ndaj fëmijve
- Klubet për të rinj
- Mbrojtja sociale
- Bibliotekat ( ku mund të kyçeni falas në internet dhe e-mail)
- Arsimi për të rritur duke përfshirë mësimin e gjuhës angleze dhe kompjuterin
- Pajisjet dhe hapësirat për sport dhe argëtim
- Mbledhja e mbeturinave
- Informacionet mbi transportin
Këto shërbime mund të përdoren në këto mënyra:
Me anë të tel: 01482 393939 / 01430 457340 për ndihmë dhe këshilla të përgjithshme në gjuhën tuaj - 24 orë në ditë dhe 7 ditët e javës.
Me Tekst: 07786 203939
Email: customer.services@eastriding.gov.uk
Ju poashtu mund të bisedoni me stafin e shërbimit të clienteles tek qendra për shërbime të klientëve apo në CitizenLink:
Qendrat për shërbime të klientëve
Tek qendra për shërbime të klientëve ju mund të gjeni informata,këshilla dhe ndihmë për të gjitha shërbimet e këshillit komunal në ambiente të këndshme dhe komfore.Këshilltarët e trajnuar në mënyrë të veçantë janë në disponimin tuaj për të ofruar shërbim miqësor dhe personal duke i shqyrtuar të gjitha kërkesat shpejtë dhe në mënyrë efikase dhe duke i zgjedhur këto menjëherë atëherë kur kjo është e mundur.Të gjitha qendrat ndodhen në katin përdhesë dhe kanë dyer automatike për hyrje-dalje të lehtë.
Ju nuk keni nevojë për të caktuar takimin dhe të gjitha qendrat punojnë me këtë orar:
9 paradite – 5 pasdite e hënë-e enjte
9 parad. – 4.30 pasd. e premte
Ju lutemi shihni në vijim listen e të gjitha qendrave për shërbime të klientëve:
Customer Service Centres
CitizenLink
CitizenLink është një rrjet i pikave për kyçje në rrjetin e video lidhjeve i cili ju mundëson për të kontaktuar East Riding të Këshillit komunal – Yorkshire(Yorkshire Council),agjencionet e pavarura këshilldhënëse apo avokatët nga vendi më i afërt i vendëbanimit tuaj. Kjo do të thotë se ju mund të merrni këshillën apo ndihmën e duhur shumë më lehtë,se nuk keni nevoj për të udhëtuar shumë larg-dhe se mund të bisedoni me dike sy më sy ! Për të bërë këtë ju nuk duhet të caktoni takimin dhe të gjitha zyrat e CitizenLinks janë të hapura 24 orë në ditë.
Ju lutemi shihni më poshtë listen e të gjitha lidhjeve kontaktuese për CitizenLinks:
CitizenLinks
Krimi,siguria dhe shërbimet e emergjencës
Policia
A keni qenë ndonjëherë viktim e krimit? Humberside Police është këtu për të ndihmuar.Në rastin e emergjencës telefononi numrin 999 nga cilido telefon dhe kërkoni POLICINË.Ky numër telefoni është gratis. Nëse ju duhet këshilla apo informata ose doni të raportoni për krimin që tashmë ka ndodhur atëherë telefononi në: Tel: 0845 6060222
Krimi i urrejtjes
A ishit ju apo dikush që ju e nihni viktimë e krimit për të cilin ju mendoni se është bërë për arsye të racës,invaliditetit,religjionit apo seksualitetit? Ju mund të raportoni për çfarëdo incidenti në mirëbesim drejtëpërdrejt te policia në: Tel: 0845 6060222
Emergjencat mjekësore
Thirrni numrin 999, ua tregoni adresën/lokacionin dhe kërkoni AMBULANCËN.Ky numër telefoni është gratis.
Shërbimet shpëtimtare dhe ato të zjarrëfikjes
Në rast emergjence thirrni numrin 999 dhe kërkoni Zjarrëfikësit.Ky numër telefoni është gratis.
Shërbimi i zjarrëfikësve dhe ai i shpëtimit -Humberside ju ofron gratis kontrollin shtëpiak të sigurisë nga zjarri dhe atëherë kur ju këtë e kërkoni edhe detektorin e tymit me kohëzgjatje prej dhjetë vitesh. Një detektor tymi që është në gjendje të rregullt pune mund të shpëtoj jetën tuaj dhe atë të familes tuaj.
Për më shumë informata telefononi në: 01482 565333.
Ndihmë ndaj viktimës
Ky shërbim ofron ndihmë dhe informacione konfidenciale dhe pa pagesë për viktimat e krimit dhe për dëshmitarët që marrin pjesë në gjyqet lokale.Ky shërbim është i pavarur nga policia dhe gjyqet dhe është në dispozicion të secilit. Numrat e kontaktit:
Tel: 01405 767 070 (shërbimi lokal për ndihmë)
Tel: 08453 030 900 (shërbimi nacional për ndihmë)
Shëndeti,arsimi,punësimi dhe banimi
Mbrojtja shëndetësore
Çdonjëri që jetonë në Britani të Madhe ka të drejtë që të regjistrohet tek mjeku që ndryshe quhet edhe “GP”(Xhi-Pi). Se me cilin doctor do të regjistroheni varet nga vendi ku jetoni. Kontaktoni Shërbimin nacional për shëndetësi (National Health Service /NHS) i cili do të ju ndihmoj që të regjistroheni.
Shërbimet lokale
Tel : 01482 650700 9.00 – 17.00 E hëne – E premte
NHS Direct
Tel : 0845 4647 24 orë, 7 ditë jave.
NHS Direct është shërbim 24 orësh dhe konfidencial për këshilla dhe informata shëndetësore që ka të punësuar infermieret dhe këshilltarët profesional. Mund të ofrohet edhe shërbimi i përkthimit. Ju mund të thirrni në çfarëdo kohe për të kërkuar këshill lidhur me atë se çfarë duhet të bëni nëse ju apo anëtari i familes tuaj jeni të sëmurë. Mund të kërkoni informatën edhe për atë se ku mund të gjeni barnatoren më të afërt në orët e vona të natës apo dentistin e regjistruar me NHS. Ju poashtu mund të vizitoni faqen e internetit të NHS Direct në: www.nhsdirect.nhs.uk
Arsimimi për të rritur
Për të ju ndihmuar në të përvetësuarit e aftësive të reja duke përfshirë edhe klasët për mësimin e gjuhës angleze,kontaktoni cilindo nga qendrat për arsimimin për të rritur,si vijon më poshtë:
Adult Education Course Finder
Puna dhe punësimi
“Jobcentreplus” mund të ju ndihmoj për të gjetur punën. Ata poashtu mund të ju ndihmojn lidhur me Pagën Minimale nacionale,ndihmat për të punësuarit si dhe Numrin e sigurimit nacional(National Insurance Number).
Tel: 0845 6060 234
Mund të ofrohet shërbimi i interpretimit/përkthimi.. www.jobcentreplus.gov.uk
Informacionet dhe këshillimet
Post Office (Posta)
Për të bërë kërkesën për liçencën televizive,patentë shoferi,taksën për makinë,për të paguar faturën,për të marrë banknota të huaja apo dërguar postën,vizitoni postën(Post Office).Orari i tyre i punës është:
9 – 17.30 E hëne – E premte
9 - 12.30 pasdite E shtunë
Kliko këtu për të gjetur Postën tuaj më të afërt bazuar në numrin postar (Post code) - Branch Finder.
Zyreja për këshilldhënie (Citizens Advice Bureau)
Ky shërbim ofronë këshilla dhe përfaqësim gratis,të dhëna në mirëbesim dhe që janë të pavarura dhe neutrale për secilin duke mos marrë parasysh racën,religjionin,gjininë,afinitetet seksuale apo invaliditetin.Për informata të mëtejme apo si të gjeni zyrën tuaj më të afërt kontaktoni:
www.adviceguide.org.uk
Tel: 01377 241630 - Driffield
Tel: 01262 605660 - Bridlington
Tel: 01405 762054 - Goole
Grupet e ndihmës dhe ato të komunitetit
Multikulti - Ofronë këshilla për çështje si p.sh, arsimimi,punësimi,shëndetësia dhe banimi.
www.multikulti.org.uk
Key Churches Together - Informata për kishat në zonën ku jetoni.
Tel: 01482 328196
Email: cathy@keyct.karoo.org.uk
www.keyct.org.uk
Grupet e komunitetit (Community groups) - Rrjeti i grupeve të komunitetit të zonës në internet.
beehive.thisishull.co.uk
Këshilla Imigracioni (Immigration Advice) - Home Office Immigration and Nationality Directorate
Tel: 0870 606 7766
www.homeoffice.gov.uk
Hull and East Riding Options (Opcionet në Hull dhe East Riding) - Informata mbi Shëndetësinë,Mbrojtjen sociale dhe informacionet legale për njerëzit lokal duke përfshirë këtu edhe informatat për njërëz që vinë jashtë Britanisë së Madhe.
www.heros.org.uk
East Riding Voluntary Action Service (Shërbimi i akcioneve vullnetare në East Riding) -IInformata të gjëra për mundësitë e ndryshme për akcione vullnetare.
www.ervas.org.uk